Po në Shqipëri? Dua Lipa publikon datat e turneut të ri, një ndër ndalesat në Ballkan

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, ka publikuar datat dhe vendet ku do të promovojë albumin e saj më të ri “Radical Optimism”.
Pas suksesit të albumit “Future Nostalgia”, Dua pritet të publikojë së shpejti albumin e saj më të ri.
Përmes një postimi në Instagram, ajo njoftoi për vendet evropiane ku do të nisë turneun për albumin e saj “Radical Optimism”.
Më 5 qershor, Dua Lipa do të mbajë një koncert në Berlin të Gjermanisë, më datën 9 do të jetë në Kroaci pastaj më datën 12 dhe 13, ajo do të mbajë dy koncerte në Francë.
Dua Lipa është padyshim një fenomen i muzikës “pop” në botë dhe albumi i saj më i ri po pritet me shumë kureshtje.
/a.r
#në #Shqipëri #Dua #Lipa #publikon #datat #turneut #të #një #ndër #ndalesat #në #Ballkan
Java News