I zhdukur për 14 ditë, Roback rishfaqet te Norrköping: askush nuk e di çndodhi me lojtarin në pronësi të Milan

Emil Roback është rikthyer te Norrköping. Sulmuesi suedez në pronësi të Milan, i cili ishte zhdukur nga klubi ku luan aktualisht si i huazuar për më shumë se dy javë, u paraqit në terrenin stërvitor sot. Natyrisht e priste një bisedë e gjatë me drejtorin sportiv, Tony Martinsson, pa asnjë detaj mbi çfarë u tha. Ishte vetë Martinsson ai që ngriti alarmin të mërkurën, duke thënë se ishte i shqetësuar për Roback, sepse klubi nuk kishte mundur ta kontaktonte për 14 ditë.
Roback zbarkoi në Milano në verën e vitit 2020 nga skuadra suedeze Hammarby (klubi në pronësi të Ibrahimovic). E pas disa sezoneve me Primavera, erdhi edhe debutimi në ekipin e parë në një ndeshje të Coppa Italia në janar 2022. Më pas, ai u huazua fillimisht te Nordsjaelland, Danimarkë, më pas te Norrköping në vendin e tij.
Lexo më tej: U martua me yllin e TikTok, e gjen Porsche në flakë: pas makinës së të vëllait e pëson edhe vetë Ihattaren
Ai së shpejti do të rikthehet në Milanello, duke qenë se huazimi i tij skadon në nëntor. Lojtari është i lidhur me një kontratë me kuqezinjtë deri në vitin 2025. Natyrisht, mbetet për t’u kuptuar se cila ishte arsyeja e largimit të tij dhe çfarë ndikimi mund të ketë në vazhdimin e karrierës së tij.
#zhdukur #për #ditë #Roback #rishfaqet #Norrköping #askush #nuk #çndodhi #lojtarin #në #pronësi #të #Milan
Lapsi