I arrestuar për shpërdorim detyre, Vangjush Dako kundërshton vendimin e Apelit

Ish-kryetari i bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako, i arrestuar për “shpërdorim detyre” në dy raste, ka bërë rekurs në Gjykatën e Lartë duke kundërshtuar vendimin e Apelit të Posaçëm që la të pandryshuar masën e sigurisë arrest në burg.
Rekursi është regjistruar teksa pritet caktimi i datës për shqyrtimin e kërkesës. Dako u arrestua më 6 qershor me urdhër të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar me dyshimet se ka shpërdoruar detyrën në dy raste.
E para ka të bëjë me dhënien e lejes për ndërtimin e një pallati në Durrës në kundërshim me ligjin, dhe çështja tjetër me tenderin për projektin e zhvillimit të vijës bregdetare që iu rrit vlera 10-fish.
#arrestuar #për #shpërdorim #detyre #Vangjush #Dako #kundërshton #vendimin #Apelit
Lapsi