Aktualitet
Haradinaj: Goditjet e Qeverisë ndaj ushtrisë, të qëllimshme

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka thënë se është i shqetësuar ‘për gjendjen e Ushtrisë së Kosovës nën qeverisjen e kryeministrit Albin Kurti’.
Haradinaj akuzoi qeverinë për goditje të qëllimshme ndaj Forcës së Sigurisë së Kosovës.
“Përvoja ime në udhëheqje dhe çështje të sigurisë më thotë se goditjet e Qeverisë Kurti kundër Ushtrisë, janë krejtësisht të qëllimshme e assesi të rastësishme.Përgjegjësia në këtë nuk është vetëm politike, por gjithashtu edhe penale e kombëtare” shkruan Haradinaj raporton Gazeta Blic.
Reagimi i plotë:
#Haradinaj #Goditjet #Qeverisë #ndaj #ushtrisë #të #qëllimshme
gazetablic.com