Aktualitet

OBSH shpall linë e majmunëve emergjencë globale: Po qarkullon varianti i ri nga…

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) shpalli të mërkurën një Emergjencë të Shëndetit Publik të Shqetësimit Ndërkombëtar (PHEIC), nivelin e saj më të lartë të alarmit, për shkak të një variant të ri të sëmundjes virale të lisë së majmunëve në Afrikë.

OBSH pohoi se ekziston rreziku që lija e majmunëve apo mpox mund të përhapej përsëri ndërkombëtarisht pas vitit 2022 dhe të bëhet një rrezik për shëndetin në disa vende.

“OBSH ndoqi rekomandimin e ekspertëve të pavarur të mpox, të cilët ishin takuar me ftesë të OBSH-së në të ashtuquajturin komitet të urgjencës“, tha në Gjenevë drejtori i përgjithshëm i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus.

Shpallja e emergjencës nuk ka pasoja konkrete.

Në vend të kësaj, ai synon të paralajmërojë autoritetet në mbarë botën për t’u përgatitur për shpërthime të mundshme.

/a.r

#OBSH #shpall #linë #majmunëve #emergjencë #globale #qarkullon #varianti #nga..
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button