Dogji sipërfaqe toke dhe rrezikoi një subjekt, arrestohet 64-vjeçari

Një 64-vjeçar u arrestua nga Policia në Maliq pasi duke ndezur zjarr për të djegur mbetjet bimore, rrezikoi djegien e një FIRME FRIGORIFERIKE në aksin rrugor “Sheqeras-Maliq”.
“Rreth orës 17:30, të datës 13.08.2024, sapo janë njoftuar për një rast zjarrvënieje, në aksin rrugor “Sheqeras-Maliq”, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Maliq kanë shkuar në vendngjarje. Në bashkëpunim me shërbimet zjarrfikëse është bërë e mundur shuarja e zjarrit, ndërsa si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore është identifikuar dhe arrestuar autori i dyshuar i zjarrvënies, shtetasi Xh. H., 64 vjeç, banues në fshatin Orman-Pojan.
Ky shtetas ka ndezur zjarr në afërsi të aksit rrugor, për të djegur mbetje bimore, dhe si pasojë e përhapjes së flakëve është rrezikuar një subjekt (firmë frigoriferike) në aksin rrugor “Sheqeras-Maliq” dhe është djegur një sipërfaqe toke”, thuhet në njoftim.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”.
/a.r
#Dogji #sipërfaqe #toke #dhe #rrezikoi #një #subjekt #arrestohet #64vjeçari
Java News