Rama nda pamjet: Qafa e pakonkurrueshme e Valbonës, e vizituar këtë sezon si asnjëherë më parë

Kryeministri Rama ka zgjedhur që t’ju urojë të gjithëve një ditë të mbarë me pamjet e qafës së Valbonës.
Përmes një postimi në rrjetin e tij social në “Facebook”, kryeministri Rama shkruan se qafa e pakonkurrueshme e Valbonës është vizituar këtë sezon si asnjëherë më parë.
Më tej, ai shkruan se Valbonën e kanë vizituar të gjithë ata turistë që përveç diellit mbi detin, zgjedhin dhe freskinë e maleve për një përvojë fantastike.
“Mirëmëngjes! Dhe nga qafa e pakonkurrueshme e Valbonës, e vizituar këtë sezon si asnjëherë më parë nga turistë që përveç diellit mbi detin, zgjedhin edhe freskinë e maleve për një përvojë fantastike #AlbaniaAllSenses, ju uroj një ditë të bukur”, shkruan kryeministri Rama.
/a.r
#Rama #nda #pamjet #Qafa #pakonkurrueshme #Valbonës #vizituar #këtë #sezon #asnjëherë #më #parë
Java News