Aktualitet

Pakujdesia e fermerëve shkakton zjarrin, përfshihen nga flakët tokat bujqësore në Dimal

Një zjarr ka rënë sot në tokat bujqësore të fshatit Syzes në bashkinë Dimal. Zjarri, që mendohet se është shkaktuar nga pakujdesia e disa fermerëve që ishin duke djegur mbeturinat, është përhapur me shpejtësi, i favorizuar nga era dhe temperaturat e larta duke rrezikuar serat e zonës

Në ndihmë të zjarrfikësve të Dimalit kanë shkuar edhe 2 mjete zjarrfikëse me 8 efektivë nga Berati

Raportohet se zjarri është lokalizuar dhe po punohet për shuarjen e plotë të flakëve. Ende nuk dihet sipërfaqja e saktë e përfshirë nga flakët, që ka të bëjë me tokat e mbjella, ndërkohë që rreziku i përhapjes së zjarrit drejt serave u shmang totalisht.

#Pakujdesia #fermerëve #shkakton #zjarrin #përfshihen #nga #flakët #tokat #bujqësore #në #Dimal
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button