Aktualitet

Rritja e çmimeve në Kosovë /Gërxhaliu: Është koha që Qeveria të dëshmojë veten me qytetarët dhe jo vetëm për pushtet dhe politikë

Agjencia e Statistikave të Kosovës ka publikuar të dhënat nga Indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit, sipas të cilave çmimet e konsumit janë më të larta në një mesatare prej 2,2% në muajin korrik 2024, krahasuar me muajin korrik 2023. Inflacioni mujor ishte 0,3% në muajin korrik 2024.

Lidhur me këtë çështje në një prononcim për Gazeta Blic, u deklarua ish kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu.

Ai tha se Kosova është e goditur nga një krizë sociale e që sipas tij nuk po pranohet nga institucionet vendore e po ashtu se Kosova është duke importuar një inflacion të heshtur.

“Definitivisht Kosova është e goditur nga një krizë sociale, e cila me qëllim apo pa qëllim nuk po pranohet si një realitet nga institucionet vendore, këtë më së miri po e vëren qytetari i Kosovës që çdo ditë po ballafaqohet me ndryshim dhe me ngritje konstante të çmimeve, kjo është  dëshmi që Kosova është një shtet i varur nga importi”, deklaroi ai.

Tutje ai tha se fuqia blerëse është çdo ditë e më e vogël e së duhet gjendur një modalitet për kontrollë të çmimeve, teksa shtoi se kjo po ndodhë në kohën kur diaspora është në Kosovë.

“Sot fuqia blerëse është çdo ditë më e vogël dhe definitivisht është koha kur duhet të mendohet më tepër për qytetarët që të gjendet një modalitet për kontrollë të çmimeve. Krejt kjo po ndodhë në kohën kur diaspora është në Kosovë, nuk është kjo një shenjë falenderimi ndaj diasporës për kontributin e dhënë”, theksoi ai.

Gërxhaliu po ashtu tha se tani është koha që pushteti të tregojë vetën edhe me qytetarët dhe jo vetëm sipas tij për pushtet dhe politikë.

“Prandaj besohet që është koha për veprim dhe është koha që sot pushteti të dëshmoj vetën me qytetarët dhe jo vetëm për pushtet dhe politikë”, përfundoi ish kryetari i Odës Ekonomike Safet Gërxhaliu.

//



#Rritja #çmimeve #në #Kosovë #Gërxhaliu #Është #koha #që #Qeveria #të #dëshmojë #veten #qytetarët #dhe #vetëm #për #pushtet #dhe #politikë
gazetablic.com

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button