Aktualitet

Zjarr i madh në afërsi të Aeroportit të Prishtinës – digjen 20 vetura ka edhe persona të lënduar

Një zjarr i madh ka shpërthyer mbrëmë pas mesnate në afërsi të Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës.

Zjarri kishte shpërthyer në pjesën e “Go Karting”, që ndodhet në Sllatinë.

Si pasojë, një person është lënduar, 20 vetura të parkuara dhe një objekt biznesi janë përfshirë nga zjarr.

Lajmin e ka bërë të ditur zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 01:30, kemi pranuar informatën për një incident zjarri në afërsi të Aeroportit të Prishtinës”, tha Ahmeti.

Ahmeti bëri të ditur se “personi i lënduar është dërguar për tretman mjekësor, ndërkohë që pas lokalizimit të zjarrit hetuesit policor në koordinim me institucionet përkatëse po kryejnë hetimet rreth rastit i cili është cilësuar si shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”.



#Zjarr #madh #në #afërsi #të #Aeroportit #të #Prishtinës #digjen #vetura #edhe #persona #të #lënduar
gazetablic.com

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button