Babai i dy fëmijëve vdiq pas dhunës, të njohurit e 42-vjeçarit: Egli ishte i qetë, nuk kishte konflikte

Ngjarja e rëndë në Pogradec, ku mbeti i vrarë 42-vjeçari, Eglantin Proga nga autori i dyshuar Denis Meçe, ka tronditur opinionin publik në qytetin liqenor dhe jo vetëm.
Të njohurit e viktimës, në vendin ku ai punonte, shprehen se ai ishte një djalë shumë i qetë dhe që nuk është parë të konfliktohet ndonjëherë.
“Unë këtu kam kaq vite me Eglin. Marrim kafe aty. Ishte shumë i qetë. Nuk e kam parë as të zihet, as të ngatërrohet, as të bërtasë.
Edhe me babain e tij fliste shumë qetë. Kur ika e lash mirë. Për ngjarjen e mora vesh ditën tjetër, kur erdha në punë”, tha njëra prej zonjave.
“U gjend këtu i vrarë. Ishte një djalë shumë i mirë. Më ka ardhur shumë keq, nuk kam fjetur gjumë mbrëmë. Thonë që ambulanca u vonua ja 30 minuta”, tha një tjetër.
“Ishte djalë i shkëlqyer. Ne dje në mëngjes e morëm vesh. U ndjemë keq, si për evlatin tonë. Mjerë babai, gruaja dhe fëmijët”, u shpreh një tregtare.
#Babai #fëmijëve #vdiq #pas #dhunës #të #njohurit #42vjeçarit #Egli #ishte #qetë #nuk #kishte #konflikte
Java News