Aktualitet
Harruan sobën e gatimit ndezur, përfshihet nga flakët banesa në katin e katër të një pallati në Lushnjë

Lënia e sobës së gatimit ndezur i ka kushtuar shtrenjtë një familjeje në Lushnjë.
Policia njofton se rreth orës 09:30 në banesën e shtetasit N. D., në katin e katërt të një pallati, në lagjen “Kadri Qystri”, dyshohet se si pasojë e lënies ndezur të sobës së gazit për gatim, banesa është përfshirë nga flakët.
Nga zjarri janë shkaktuar vetëm dëme materiale.
Nga ndërhyrja e shërbimeve të Policisë dhe atyre të zjarrfikëses është bërë e mundur shuarja e flakëve.
Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të rastit.
#Harruan #sobën #gatimit #ndezur #përfshihet #nga #flakët #banesa #në #katin #katër #të #një #pallati #në #Lushnjë
Java News