Aktualitet
I vuri zjarrin tokës së kushëririt, arrestohet 58-vjeçari në Prush të Tiranës

Policia në Tiranë lajmëron se ka arrestuar një 58-vjeçar, pasi ka ndezur qëllimisht zjarr në tokën e kushëririt.
Shtetasi N.M akuzohet për “Shkatërrimi i pronës me zjarr” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”, parashikuar nga nenet 151 dhe 297 të Kodit Penal.
Përpos se ka vënë zjarrin, burri mbante me vete edhe një mjet prerës e një çakmak.
#vuri #zjarrin #tokës #së #kushëririt #arrestohet #58vjeçari #në #Prush #të #Tiranës
Java News