Aktualitet

Dy medalje në “Paris 2024”, Fidel Ylli: Krenari kombëtare, të mendojmë për lojërat e ardhshme

Aventura e ekipit olimpik shqiptar në Lojërat Olimpike të Parisit është mbyllur me dy medalje bronzi. Dy mundësit që garojnë për flamurin kuqezi, kanë arritur të shkruajnë historinë dhe kthehen në Shqipëri me dy medalje bronzi.

I pari që arriti të merre medalje ishte Çermen Valiev, i cili shkroi historinë për Shqipërinë, duke i dhënë vendit tonë medaljen e parë në Lojërat Olimpike. Pas tij, fati buzëqeshi edhe për Islam Dudaev, i cili me shumë vuajtje arriti të fitonte kundër hungarezit Ismail Musukaev.

Për Presidentin e Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar, Fidel Ylli, këto medalje nuk nderojnë vetëm sportistët por Shqipërinë. Në një intervistë në “Ditarin e Fundjavës” në A2 CNN, Ylli tha se përfundimi i olimpiadës me dy medalje është një sukses për vendin tonë.

“Të marrë 2 medalje një vend i vogël si Shqipëria do të mbahet mend gjatë”.

Presidenti i KOKSH pohoi se ky rezultat i arritur do të jetë shtysë për të punuar më shumë.

“Është mirë për Shqipërinë sepse aty thuhet Albania, as komiteti apo federata e mundjes. Është krenari kombëtare kur ngrihet flamuri kombëtar. Duhet të fillojmë që nesër të mendojmë për lojërat e ardhshme. Të mos e ulim stekën, por të mendojmë për të tretën e të katërtën medalje”, thotë Fidel Ylli.

Shqipëria në olimpiadën e Parisit garoi me 8 sportistë, 3 mundës, 2 atlet, 2 notarë dhe me një qitëse.

/a.r

#medalje #në #Paris #Fidel #Ylli #Krenari #kombëtare #të #mendojmë #për #lojërat #ardhshme
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button