Sport

Rishkruhet historia, Rama thumbon skeptikët: Ja dhe medalja e dytë olimpike! Kujt nuk di të gëzohet…

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pasi Islam Dudaev i solli Shqipërisë një tjetër medalje në Lojërat Olimpike, duke fituar sot të bronztën në stilin e lirë të mundjes deri në peshën 65 kilogram.

“Ja dhe medalja e dytë olimpike në historinë tonë”, shkruan kreu i qeverisë, i cili ka shoqëruar postimin me foto nga momenti i fitores së Dudaev.

Rama ka thumbuar edhe skeptikët teksa shprehet se “kujt nuk di të gëzohet le t’ia njohim meritën e hudhrës që ia mban larg Shqipërisë syrin e keq”.

“JA EDHE MEDALJA E DYTË OLIMPIKE NË HISTORINË TONË❤️

Kush di të gëzohet le të gëzohet me shumicën dërrmuese të shqiptarëve

Kujt nuk di të gëzohet le t’ia njohim meritën e hudhrës që ia mban larg Shqipërisë syrin e keq”, shkruan Rama.

#Rishkruhet #historia #Rama #thumbon #skeptikët #dhe #medalja #dytë #olimpike #Kujt #nuk #të #gëzohet
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button