Aktualitet
Pati informacione për bombë në një diskotekë në Ferizaj, Policia nuk gjeti asgjë të dyshimtë

Policia ka njoftuar se kanë marrë informacione për një bombë në një diskotekë në Ferizaj, mirëpo pas kontrollit nuk është gjetur asgjë e dyshimtë.
Rasti po hetohet.
“SHKAKTIM I RREZIKUT TË PËRGJITHSHËM- Ferizaj / 10.08.2024-03:09. Njësitet policore pas pranimit të informatës se, në një lokal nate-diskotekë është vendosur një mjet shpërthyes-bombë, kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë siguruar vendin e ngjarjes, ndërsa njësitet e PK-së dhe K-9 kanë kontrolluar lokalin dhe nuk kanë gjetur asgjë të dyshuar. Lidhur me rastin, është informuar e konsultuar edhe prokurori. Rasti është duke u hetuar.”
#Pati #informacione #për #bombë #në #një #diskotekë #në #Ferizaj #Policia #nuk #gjeti #asgjë #të #dyshimtë
gazetablic.com