Aktualitet

Fluks në Qafë Thanë, qindra turistë të huaj u drejtohen plazheve shqiptare për fundjave

Muaji gusht ka shënuar shifra të larta të hyrje daljeve në pikën e kalimit kufitar të Qafë Thanës. Thuajse çdo ditë 10-15 mijë udhëtarë kalojnë përmes kësaj pike kufitare pjesa më e madhe e të cilëve regjistrohen në hyrje.

Sipas të dhënave janë kryesisht pushues nga Maqedonia e Veriut të cilët udhëtojnë në drejtim të bregdetit shqiptar por nuk mungojnë as pushuesit e huaj.

Një pjesë e konsiderueshme e atyre që hyjnë në Shqipëri janë pushues ditorë të cilët shkojnë kryesisht në Durrës. Të tjerë thonë se ashtu si çdo vit do të kalojnë pushimet e verës në Shqipëri

Dyndja e lartë e udhëtarëve ka bërë që në momente të caktuara në kufi të ketë fluks mjetesh ndërsa autoritetet për të shmangur vonesat punojnë me procedura të përshpejtuara. Në 24 orët e fundit në Qafë Thanë u regjistruan 6065 hyrje dhe 4123 dalje.

#Fluks #në #Qafë #Thanë #qindra #turistë #të #huaj #drejtohen #plazheve #shqiptare #për #fundjave
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button