Aktualitet

Dronët ukrainas mbi Bjellorusi, Lukashenko: I shkatërruam, provokimet do të marrin përgjigje

Bjellorusia pretendon se ka shkatërruar një sërë dronësh të lëshuar nga Ukraina mbi territorin e tyre. Këtë e tha presidenti Aleksander Lukashenko ditën e shtunë.

Sipas tij, dhjetëra të tillë shkelën hapësirën ajrore të Bjellorusisë në rajonin kufitar të Mogilev duke detyruar Minskun të vendosë forcat e mbrojtjes ajrore në gatishmërinë më të lartë.

“Në orën 19 e 4 minuta në lartësinë e një e 1 km e gjysmë, dhe në një rreze prej 6.5 kilometrash, forcat tona ajrore shkatërruan një sërë objektivësh mbi territorin e Bjellorusisë. Ne dyshojmë se bëhej fjalë për dronë sulmi, të cilët kishin shkelur hapësirën ajrore të Bjellorusisë, të lëshuar nga Ukraina. Se çfarë nevoje ka Ukraina ta bëjë këtë unë nuk e kuptoj…Por dua ta bëj, t’ia bëj të qartë atyre se çdo provokim nuk do të mbetet pa përgjigje”, deklaroi Alexander Lukashenko.

/a.r

#Dronët #ukrainas #mbi #Bjellorusi #Lukashenko #shkatërruam #provokimet #të #marrin #përgjigje
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button