Qëlloi me automatik banesën e krushkut/ Vihet në pranga 63-vjeçari në Divjakë, shkak…

Një 63-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Fierit pasi qëlloi me automatik në banesën e vjehrrit të djalit të tij.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier, pas kallëzimit të marrë nga ana e krushkut, se dikush ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të banesës së tij, ka organizuar punën për identifikimin dhe kapjen e autorit.
Pas kërkimit dhe bashkëpunimit me policinë e Divjakës ra në pranga P. S., 63 vjeç, banues në fshatin Karavasta e Re, Divjakë.
Ai dyshohet se pas konflikteve të vazhdueshme familjare me vjehrrin e djalit të tij, ka qëlluar drejt banesës së këtij të fundit me automatik duke kanosur atë dhe familjarët.
Pas kontrollit të banesës së shtetasit P. S., shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar armën e zjarrit dhe municion luftarak.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
/a.r
#Qëlloi #automatik #banesën #krushkut #Vihet #në #pranga #63vjeçari #në #Divjakë #shkak..
Java News