Aktualitet

Asllani gati për ndeshjen e Londrës, Calhanoglu dëmtohet në stërvitje

Inter vazhdon përgatitjet nën urdhrat e trajnerit Simone Inzaghi. Zikaltërit po stërviten intensivisht në vigjilje të kampionatit që për ta starton më datë 17 gusht kundër Genoas në transfertë.

Megjithatë, para kësaj ndeshje, italianët kanë programuar një miqësore në Londër kundër Chelseat.

Një ndeshje në të cilën në fakt zikaltërit mund të vuajnë mungesa si ato të Zielinskit, Taremit apo De Vrij. Këta të fundit kanë pasur probleme fizike, ndërsa së fundmi listës i shtohet edhe Hakan Calhanoglu.

Turku, nuk është stërvitur së fundmi më së shumti për të mos rrezikuar një dëmtim serioz dhe në këtë linjë, trajneri Inzaghi dhe stafi teknik mund ta lënë pushim për ndeshjen me Chelsean. Në këtë rast, gati bëhet Kristjan Asllani, i cili në këtë sezon pritet të marrë edhe më shumë përgjegjësi te Interi.



#Asllani #gati #për #ndeshjen #Londrës #Calhanoglu #dëmtohet #në #stërvitje
gazetablic.com

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button