“Efekti domino” – Dy marrëveshje varen nga një lojtar

Si “efekti domino”, marrëveshja finale e West Ham me Aaron Wan-Bissaka, mundëson një marrëveshje tjetër.
Bëhet fjalë për Noussair Mazraoui, i cili me kalimin e Wan-Bissaka te klubi londinez, do t’i bashkohet Manchester Unitedit.
Mirëpo, fillimisht që të ndodhë kjo, duhet që të arrihet marrëveshja finale mes West Ham dhe Wan-Bissaka, e cila sipas Fabrizio Romanos, është shumë afër.
Kjo marrëveshje do të përfundojë brenda pak ditëve, pasi West Ham është i zënë me dokumentet e Jean-Clear Todibo.
Mazraoui është duke pritur që kjo marrëveshje të përfundojë, dhe më në fund të plotësojë ëndrrën e tij, që të nënshkruajë me Manchester Unitedin.
Mbrojtësi maroken aktualisht është pjesë e Bayern Munchen, për të cilin kishte nënshkruar nga Ajax.
#Efekti #domino #marrëveshje #varen #nga #një #lojtar
gazetablic.com