Aktualitet

“Rrezikojnë marrëdhëniet me Serbinë”, Franca ‘dënon’ veprimet e njëanshme të Kosovës

“Franca dënon ashpër shtimin e veprimeve të njëanshme të autoriteteve kosovare në veri të vendit, të cilat ndikojnë në jetën e përditshme të komunitetit serb”.

Kështu fakt është bërë publik nga Ministrisë së Jashtme të Francës, të publikuar në faqen e saj zyrtare.

“Këto veprime rrezikojnë përpjekjet për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë para realizimit të perspektivës evropiane të dy vendeve”, shkruan ministria e Jashtme e Francës.

Franca u ka bërë thirrje autoriteteve kosovare që “të përmbahen nga çdo veprim i mëtejshëm i njëanshëm, i cili do të kontribuonte më tej në përshkallëzimin e tensioneve”.

Franca “inkurajon të dyja palët që të kthehen në tryezën e bisedimeve, nën mbështetjen e Bashkimit Evropian, në mënyrë që të bëjnë përparim në zbatimin e Marrëveshjes Bruksel-Ohër”.

Ky reagim i Francës vjen në vazhdën e reagimeve nga partnerët ndërkombëtarë të vendit që kanë kundërshtuar veprimet e fundit të qeverisë së Kosovës në pjesën veriore të vendit.

/a.r

#Rrezikojnë #marrëdhëniet #Serbinë #Franca #dënon #veprimet #njëanshme #të #Kosovës
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button