Aktualitet

37.4 mld lekë të papaguara në banka, individët dhe bizneset ulën borxhin në qershor

Janë 37.4 miliardë lekë të marra borxh në banka, por ende të papaguara. Është ky totali i kredisë me probleme në institucionet financiare deri në fund të muajit qershor.

Banka e Shqipërisë raporton se ndonëse vlera e papaguar është e lartë, ajo ka shënuar një përmirësim në fund të gjysmës së parë të vitit. Si individët por dhe bizneset janë treguar më të ndërgjegjshëm për të paguar borxhet e tyre duke ulur kështu edhe përqindjen ndaj totalit të kredive.

“Nëse do ti referoheshim krizës së mëparshme të NPL-ve e kemi ndeshur shumë të ulët për individët dhe më të lartë tek bizneset e mëdha ndërsa kemi një ndryshim të ecurisë drejt individëve duke nxitur kërkesë të kredisë.”

Ndonëse në 2024 kredia me probleme është luhatur midis 4% dhe 5% të totalit të huave kjo vlerë qëndron më e ulëta në vitet e fundit. Nga 795 miliardë lekë të stokut të kredi të dhëna në vendin tonë, huatë me problem në fund të qershorit zunë rreth 4.7% duke shënuar rënie si me të njëjtën periudhë të një viti më parë por dhe me maj 2024.

Është forcimi i rregullores dhe marrjes së masave mbrojtëse nga këto insitucione sipas ekspertëve, që ka ndikuar më së shumti në rënien e kredive me probleme. Ndërsa ato të papaguarat sipas tyre regjistrohen më së shumti nga bizneset që nuk marrin parasysh risqet.

“Vijimi i rritjes së kostës së jetesës ndërkohë që të ardhurat janë diabolike. Ndërkohë normat e interesit të kredive janë të rritura. Faktorë tjetër ka një nxitje një entuziazëm për biznesin që do të krijojë ardhja e turistëve, duke nxitur kërkesën në marrjen e kredive për blerje bansesash me shpresën që do jepen me qira dhe do të krijojnë të ardhura. Por duhet kujdes,” shprehet Artur Ribaj.

Pas skandalit të mikrokredive Banka e Shqipërisë ndërmori një rregullore të re duke caktuar një likuidator për të mbledhur kreditë e këqija. Detyra e likuidatorit do të jetë sipas një plani të përgatitur nga banka dhe do ti ruhen provat për cdo veprim të kryer.

/a.r

#mld #lekë #të #papaguara #në #banka #individët #dhe #bizneset #ulën #borxhin #në #qershor
JavaNews

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button