Aktualitet

“Menduam se ishte rrëzuar”, çfarë ndodhi në azilin e të moshuarve, agjencia funerale njoftoi policinë

Një ngjarje e rëndë ndodhi ditën e djeshme në Tiranë, ku një I moshuar ndërroi jetë në një azil privat.

Ngjarja ndodhi në azilin privat “Ruaje Moshën”, në afërsi të Ali Demit në kryeqytet.

Si ndodhi vrasja:

78-vjeçari Zyhdi Shehu vrau me bastun shokun e tij 82-vjeçarin Virxhil Vesho në azilin privat të sipërpërmendur.

Autori vuan nga skleroza dhe sëmundje të tjera. Shkak i sulmit ka qenë një konflikt banal mes dy të moshuarve për krevatin.

Ngjarja nuk raportohet:

Fillimisht ngjarja nuk raportua në polici, pasi infermierja kishte njoftuar morgun dhe një agjensi funerale për të tërhequr trupin e viktimës.

“Menduam se ishte rrëzuar dhe kishte vdekur kur e gjetëm”, kanë thënë dy infermierët në polici.

Megjithatë pretendimet e infermiereve Nazime Mulla dhe Glesantina Saraçi nuk i ka bindur hetuesit e Policisë të cilët i arrestuan ato me akuzën “kryerja e veprimeve që pengojnë të vërtetën”.

Grupi hetimor ka dyshime se infermierët nuk kanë kryer punën e tyre siç duhet dhe mbi faktin që nuk kanë marrë në telefon policinë për të denoncuar ngjarjen.

Agjencia funerale njofton policinë:

Infermieret njoftuan agjencinë e funeralit, të cilët kanë shkuar dhe kanë marrë trupin e mbështjellë me çarçaf. Ishte stafi i agjencisë të cilët pasi kanë parë trupin kanë vërejtur dëmtime në kokë. Më pas e kanë kthyer trupin në azil dhe kanë njoftuar policinë.

Efektivët kanë këqyrur kamerat e sigurisë dhe pasi morën në pyetje infermieret ato janë shprehur se fillimisht nuk kanë kuptuar se i moshuari të ishte vrarë, por kishin menduar se ngjarja ishte aksidentale.

/a.r

#Menduam #ishte #rrëzuar #çfarë #ndodhi #në #azilin #të #moshuarve #agjencia #funerale #njoftoi #policinë
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button