Aktualitet
EMRI/ Mashtroi për kthimin e një automjeti që e kishte marrë me qira, arrestohet 24-vjeçari

Policia e Durrësit ka vënë në pranga një 24-vjeçar, i cili akuzohet për mashtrim.
I riu, Shkëlzen Bajraktari, u arrestua pasi nuk ka kthyer automjetin e marrë me qira, rast i denoncuar nga pronari i automjetit.
“Më datë 31.07.2024, ky shtetas i ka marrë me qira një automjet shtetasit S. L. dhe nuk ia ka kthyer, me pretendimin se kur ka udhëtuar në Greqi, automjetin ia kanë bllokuar autoritetet greke”, thuhet në njoftimin e policisë.
Policia po punon për gjetjen e automjetit. Ngjarja po hetohet nga organet kompetente.
#EMRI #Mashtroi #për #kthimin #një #automjeti #që #kishte #marrë #qira #arrestohet #24vjeçari
Java News