Aktualitet
Arrestohet një person në Prizren, në veturën e tij u gjet drogë, brisk e para

Një person është arrestuar në Prizren pasi që gjatë kontrollit në veturën e tij është gjetur drogë, brisk, e para.
Policia bën me dije përmes raportit se nga i dyshuari janë konfiskuar: 4.3 gram substancë e dyshuar narkotike e llojit Marihuanë, 0.89 gram Kokainë, 1.12 gram Hashash, 270€ para kesh, një brisk, një telefon dhe automjeti, ndërsa gjatë kontrollit në shtëpinë e tij në punëtori i janë gjetur dhe konfiskuar: një peshore digjitale, një grinder, 4.72 gram Marihuanë, 1.31 gr Kokainë, një pistoletë dhe një gëzhojë.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
#Arrestohet #një #person #në #Prizren #në #veturën #tij #gjet #drogë #brisk #para
gazetablic.com