Hapja e Urës së Ibrit, Gecaj: Kokëfortësia e Kurtit ia vështirëson Kosovës pozicionin dialogues, protestat mund të përkeqësohen

Në Mitrovicën e Veriut dje është mbajtur protestë e qytetarëve serbë, të cilët po kundërshtojnë hapjen e urës së Ibrit.
Qeveria e Kosovës po insiston në hapjen e kësaj ure, por për këtë nuk ka përkrahje nga aleatët ndërkombëtarë.
Lidhur me këtë çështje, në një prononcim për , ka folur eksperti i sigurisë, Hysen Gecaj, i cili thotë se qeveria e Serbisë e ka pritur një moment të tillë për t’iu bërë trysni serbëve në veri dhe t’i instrumentalizojë ata për destabilizimin e Kosovës.
Ai thekson se qeveria e Kosovës e ka sjellë veten në pozitën e faktorit destabilizues dhe shtetet e QUINT, Kurtin e shohin si një person jokredibil për bashkëpunim në çështjet e rëdësishme për Kosovën.
“Qeveria e Serbisë ka pritur një moment të këtillë për të bërë trysni ndaj serbëve në veri dhe t’i instrumentalizojë ata për destabilizimin e Kosovës. Këtë mundësi e krijoi Qeveria e Kosovës jo për faktin se do të zbatojë ligjshmërinë në veri por për faktin që këtë veprim e bën në hapa të gabuar si edhe në të kaluarën. Me akte të këtilla, Qeveria e Kosovës e ka sjellë veten në pozitën e faktorit destabilizues dhe sigurisht që shtetet e Kuintit, ambasada të shteteve të fuqishme mike të Kosovës, tani e shohin Kryeministrin e Kosovës si person jokredibil për bashkëpunim në çështjet e rëndësishme për Kosovën. Qeveria serbe tani luan rolin e faktorit paqedashës edhe pse dihet që shkaktar i të gjitha problemeve në Ballkan është ajo”, tha ai.
Gecaj thotë se qeveria duhet të jetë bashkëpunuese me aleatët tanë dhe nuk duhet të insistojë në zgjedhjen e problemeve krye në vete.
Ai potencon se kokëfortësia e Kurtit ia vështirëson dhe dëmton Kosovës pozicionin dialogues, kurse Vuçiqin po e sjell në pozitën e viktimës.
“Besoj që edhe me ndihmën e faktorit ndërkombëtar dhe KFOR-it, situata do të menaxhohet në veri dhe se nuk do të shkohet përtej demonstratave paqësore të serbëve, mirëpo parakushtet për eskalim të situatës në rast të ndonjë lëshimi, janë evidente. Qeveria e Kosovës duhet të jetë maksimalisht bashkëpunuese me aleatët dhe nuk duhet të insistojë në zgjidhjen e problemeve krye në vete. Qeveria duhet të ketë projekte dhe kërkesa konkrete karshi aleatëve e jo t’i sjell para aktit të “kryer”. Kokëfortësia iracionale në zgjidhjen e qështjeve të ndryshme e Kryeministrit të Kosovës ia vështirëson dhe dëmton pozicionin dialogues Kosovës dhe e sjell Vuçiqin në pozicionin e viktimës”, shtoi ai.
Njohësi i sigurisë thotë se në rast se nuk menaxhohen si duhet këto protesta, mund të kemi përkeqësim të situatës por edhe akte terrorriste të kontrolluara nga qeveria e Serbisë.
“Në rast se nuk menaxhohen si duhet këto protesta në veri, mund të vie deri te përkeqësimi i situatës, pra, protesta të dhunshme apo edhe akte terroriste të kontrolluara nga qeveria serbe” përfundoi Gecaj.//
#Hapja #Urës #së #Ibrit #Gecaj #Kokëfortësia #Kurtit #vështirëson #Kosovës #pozicionin #dialogues #protestat #mund #të #përkeqësohen
gazetablic.com