Aktualitet

Protesta e një grupi të opozitës para bashkisë së Tiranës, bllokohen disa rrugë

Policia ka ndërmarrë një plan masash për protestën e opozitës që do të mbahet para bashkisë së Tiranës.

Sipas njoftimit, sot përpara Bashkisë do të ketë bllokime të disa segmenteve rrugore, si dhe bllokime të pjesshme të disa segmenteve të tjera në varësi të lëvizjes së tubuesve.
Njoftojmë qytetarët se sot, prej orës 09:30 e deri në përfundim, do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit të mjeteve, në bulevardin kryesor pranë Bashkisë së Tiranës, thuhet më tej.

Policia apelon për të gjithë qytetarët që të shmangin lëvizjen në këto akse rrugore dhe të përdorin rrugë alternative, deri në përfundim të tubimit, si Unaza e Mesme dhe Unaza e Madhe.

#Protesta #një #grupi #të #opozitës #para #bashkisë #së #Tiranës #bllokohen #disa #rrugë
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button