Aktualitet

Një video në Tik Tok çoi në vrasjen e 57-vjeçarit, arrestohen babë e bir, sulmuan edhe drejtorin e shkollës

Një video në Tik Tok është bërë shkak i një ngjarje të rëndë në Kosovë, ku viktimë ka mbetur një 57-vjeçar i identifikuar si Agim Xani, ndërsa ka mbetur i plagosur djali i tij 15-vjeç.

Autorë të kësaj ngjarje janë babë e bir, tashmë të arrestuar nga policia. Skender Krasniqi dhe djali i tij goditën me thikë Xanin dhe 15-vjeçarin.

Po sipas asaj që raportojnë mediat në Kosovë, Skender Krasniqi më herët kishte sulmuar edhe drejtorin e shkollës fillore “Kadri Beba” në Ribar Të Madh, Nehat Tërpeza.

Rasti i rëndë u konfirmua më herët edhe nga zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Rreth orës 13:00, policia ka marrë informatën për një vrasje  që ka ndodhë  në fshatin Zllakuqan të Lipjanit. Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes  dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që konsistojnë në hetimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen. Bazuar në informacionet e para janë ngritur dyshimet se një mosmarrëveshje mes disa personave ka rezultuar me plagosjen e  rëndë të dy personave, dyshohet me mjet të mprehtë thikë. Njëri nga personat e lënduar ka vdekur, ndërsa i lënduari tjetër është dërguar për tretman mjekësor. Vdekjen e viktimës mashkull, rreth 57 vjeç, e ka konstatuar ekipi mjekësor në QKMF në Magure”, tha Ahmeti.

/a.r

#Një #video #në #Tik #Tok #çoi #në #vrasjen #57vjeçarit #arrestohen #babë #bir #sulmuan #edhe #drejtorin #shkollës
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button