Aktualitet

Nga Kina në Vlorë me biçikletë, udhëtimi i jashtëzakonshëm i Gentit, mbërriti në vendlindje pas 5 javësh

Nga Kina në Vlorë duke udhëtuar me biçikletë. Kjo është aventura e Gentian Qejvanajt, i cili u nis  më 30 qershor nga Kina me biçikletë,  për të bërë një rrugëtim të gjatë, plot sfida dhe emocione për në Vlorë.

Udhetimi i tij zgjati në shtatë shtete nga Uzbekistani, Taxhikistani, Kyrgystani, Azerbazhani, Gjeorgjia, Turqia dhe Greqia për të mbërritur më pas në Vlorë.

Më 4 gusht u fut në Shqipëri nga pika kufitare e Qafë Botës. Ndërsa mbrëmjen e 5 gushtit në Vlorë.

Qejvanaj ka 10 vite që jeton në Kinë.

“Udhëtimi zgjati 5 javë. Ka qenë pak i vështirë për shkak të diellit, erës, maloreve. Unë u nisa pa i thënë askujt, vetëm disa shokëve. Jam krenar dhe më ngroh zemrën t’i shoh vlonjatët kaq afër. Një eksperiencë e vështirë por tani më bën krenar. Ia dedikoj familjes time që në fillim nuk më besonin. Vlora nuk është vetëm një vend për bregdet, por edhe një vend për aventura si këto”, tha Qejvanaj.

Genti ka mbërritur në Vlorë në kulmin e sezonit turistik dhe ka marrë flamurin e qytetit europian të sportit për vitin 2024 nga nënkryetari i bashkisë, Klevis Kaso dhe drejtoresha e klubit shumësportesh, Elona Hasanaj

Genti beson se ky udhetim do të shërbeje si një promovim për Vlorën turistike dhe Shqipërinë ndaj zgjodhi ta realizojë udhëtimin gjatë sezonit turistik.

/a.r

#Nga #Kina #në #Vlorë #biçikletë #udhëtimi #jashtëzakonshëm #Gentit #mbërriti #në #vendlindje #pas #javësh
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button