Deputetja e AAK-së: Liburn Aliu e paska ‘’rehatuar’’ gruan e tij në punë të shtetit – me çfarë fytyre doni me ia mësy zgjedhjeve

Deputetja e AAK-së, Albana Bytyqi, ka thënë se ministri Liburn Aliu e ka punësuar gruan e tij si Eksperte për Transparencë dhe Qasje në Dokumente Publike” në Agjencinë e Informimit dhe Privatësisë, raporton Gazeta Blic.
Përmes një postimi në Facebook, ajo ka thënë se VV po e dëshmon se luftimi kundër nepotizmit është veç fasadë.
Ajo ka pyetur se me çfarë vetëbesimi duan t’ia mësyejnë zgjedhjeve të ardhshme.
Postimi i saj i plotë:
Liburn Aliu e paska ‘’rahatu’’ gruan e tij në punë të shtetit, si Eksperte për Transparencë dhe Qasje në Dokumente Publike” në Agjencinë e Informimit dhe Privatësisë. Mirë boll, të paktën po na e dëshmoni çdo ditë se luftimi kundër nepotizmit ka qenë veç fasadë, ashtu si për shumëçka tjetër, vetëm e vetëm për të ardh në pushtet.
Allahile me çfarë fytyre doni me ja mësy pushtetit në zgjedhjet e ardhshme, me çfarë vetëbesimi e me cilin guxim? Nejse duhet më pas fytyrë për me pas marre, e ju nuk e keni.
#Deputetja #AAKsë #Liburn #Aliu #paska #rehatuar #gruan #tij #në #punë #të #shtetit #çfarë #fytyre #doni #mësy #zgjedhjeve
gazetablic.com