Aktualitet
Vushtrri: E plagos veten në të dyja këmbët, ishte duke e pastruar armën

Një person nga Vushtrria derisa ishte duke e pastruar armën e tij të gjuetisë e kishte plagosur veten në të dyja këmbët dje, më 3 gusht.
Në raportin 24 orësh të policisë thuhet se të njëjtit i është ofruar ndihma mjekësore dhe është jashtë rrezikut për jetë.
Në vendin e ngjarjes njësitë përkatëse policore kanë gjetur dhe konfiskuar një armë gjuetie, për të cilën i dyshuari nuk posedonte leje.
#Vushtrri #plagos #veten #në #të #dyja #këmbët #ishte #duke #pastruar #armën
gazetablic.com