Aktualitet

Dita e Luiza Gega-s, atletja shqiptare synon finalen në Lojërat Olimpike “Paris 2024”

Sot Shqipëria do të nisë garat e saj me sportistët e kualifikuar më normë në “Paris 2024”, teksa Luiza Gega do të marrë pjesë në kualifikueset e 3000 metrave me pengesa, të cilat startojnë në orën 10:15.

Megjithëse do të marrë pjesë në një disiplinë me konkurrencë të jashtëzakonshme, atletja 35-vjeçare ka si objektiv të arrijë finalen, duke përsëritur rezultatin historik të tri viteve më parë në Tokio.

“Synimi im është fillimisht kalimi në finale, rezultat që e kam provuar në Tokio. Kam besim më të madh edhe në saj të rezultateve vitet e fundit. Nëse gjëra shkojnë mirë do synoj pozicion më të mirë. Nuk deklaroj asgjë që do marr këtë apo atë medalje”, u shpreh ish-kampionia e Europës për qëllimet e saj në “Paris 2024”.

Luiza Gega shpallet kampione e Evropës në garën e 3000 metrave me pengesa



#Dita #Luiza #Gegas #atletja #shqiptare #synon #finalen #në #Lojërat #Olimpike #Paris
gazetablic.com

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button