Aktualitet

“Mbi 1 milion turistë vetëm në korrik”, Rama jep shifrat: Transformim epokal i Shqipërisë turistike

Kryeministri Edi Rama e ka nisur mëngjesin e sotëm duke ndarë më ndjekësit e tij në Facebook shifrat e hyrjes së turistëve në vendin tonë. Sipas kreut të qeverisë, vetëm gjatë muajit korrik në Shqipëri hynë mbi 1 milion turistë.

“Mirëmëngjes dhe me aeroportin ndërkombëtar Nënë Tereza, ku vetëm muajin korrik numri i hyrjeve në Shqipëri i kaloi 1 milion dhe hynë më shumë pasagjerë se sa erdhën në të gjithë vitin 2013, duke na dhënë një tregues kuptimplotë të transformimit epokal të Shqipërisë turistike në harkun e një dekade, ju uroj të diel të bukur!”

Kryeministri u përgjigjet vazhdimisht me shifra dhe pamje kritikëve dhe akuzave për braktisje të plazheve shqiptare.

/a.r

#Mbi #milion #turistë #vetëm #në #korrik #Rama #jep #shifrat #Transformim #epokal #Shqipërisë #turistike
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button