Aktualitet
Kinezi arrestohet pranë rezidencës së Trump: Kam prova për atentatin

Shërbimet sekrete në bashkëpunim me policinë amerikane kanë vënë në pranga një shtetas kinez, i cili me ngulm kërkonte që të hynte në rezidencën e ish-presidentit Donald Trump në Mar a Lago dhe të takohej me manjatin.
38 vjeçari Zijie Li pretendonte se kishte dokumente që sipas tij vërtetonin përfshirjen e qeverisë së vendit të tij në atentatin kundër Trump më 13 korrik.
Teksa ishte e pamundur të kontaktonte me Trump dhe ndonjë anëtar të stafit të tij, shtetasi kinez iu afrua derës kryesore të rezidencës, aty ku dhe u arrestua.
Bëjmë me dije se menjëherë pas atentatit, Shërbimi Sekret rriti sigurinë rreth pasurisë së Trump dhe pronave të tjera të tij.
#Kinezi #arrestohet #pranë #rezidencës #së #Trump #Kam #prova #për #atentatin
Java News