Aktualitet

Të dehur qëlluan me armë në mes të Shkodrës, arrestohen dy vëllezërit dhe kushëriri

Dy vëllezër dhe kushëriri i tyre u arrestuan nga policia e Shkodrës, pasi në orët e para të mëngjesit qëlluan me armë në sheshin “Prek Cali”, duke shkaktuar panik te banorët.

Sipas të dhënave paraprake, tre personat ishin të dehur në momentin e ngjarjes, teksa nuk raportohet për të lënduar, pasi të shtënat me armë u kryen në ajër.

Kështu, policia arriti të arrestojë shtetasit, Vikor Marku, Ndok Marku, Lekë  Marku, një prej të cilëve me precedentë penale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i Policisë:

Shkodër/Qëlluan me armë zjarri në ajër, falë reagimit në kohë Policia kapi dhe vuri në pranga autorët e dyshuar (dy vëllezër dhe kushëririn e tyre).

Në orët e para të mëngjesit të sotëm, në sheshin Prek Cali, është qëlluar me armë zjarri në ajër.

Menjëherë shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendngjarje dhe falë veprimeve të shpejta profesionale kanë bërë të mundur identifikimin, kapjen dhe shoqërimin në Komisariat të tre shtetasve, si autorë të dyshuar.

Në vijim të veprimeve hetimore, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Shkodër bënë arrestimin e shtetasve të shoqëruar, të dyshuar si autorë të ngjarjes, konkretisht shtetasit:

V. M., 38 vjeç, person me precedent kriminal në fushën e krimeve kundër personit dhe të vëllezërve N. M., 48 vjeç e L. M., 35 vjeç, të tre banues në Shkodër.

Nga hetimet e kryera në bashkëpunim me Prokurorinë, dyshohet se këta shtetas, në gjëndje të dehur kanë qëlluar me armë zjarri në ajër.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

#Të #dehur #qëlluan #armë #në #mes #të #Shkodrës #arrestohen #vëllezërit #dhe #kushëriri
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button