Aktualitet
Tha se i riu shqiptar e përdhunoi, 15-vjeçarja greke shtang me dëshminë në Gjykatë

Një 15-vjeçare në Greqi ka denoncuar tek autoritetet greke se ka qenë viktimë e përdhunimit nga ish-partneri i saj 19-vjeçar. Mësohet se e mitura e cila deklaroi fillimisht se u përdhunua nga 19 vjeçari shqiptar, ditën e sotme para trupit të gjykatës ka pranuar se ka gënjyer në rrëfimin e saj.
19 vjeçari shqiptar me iniciale A.V është liruar nga gjykata e këtij rrethi pas pranimit të 15 vjeçares se ajo kishte gënjyer. Gjithashtu e mitura 15 vjeçare ka treguar para gjykatës por edhe psikologes se ka gënjyer për shkak se i vinte turp nga prindërit për të treguar se ajo kishte kryer marrëdhënie seksuale me një bashkëmoshatar të saj.
#Tha #riu #shqiptar #përdhunoi #15vjeçarja #greke #shtang #dëshminë #në #Gjykatë
Java News