Aktualitet

Bëri krenarë gjithë shqiptarët në Olimpiadë, Dritan Kuka jep lajmin e ri për Nora Gjakovën

Trajneri Driton Kuka ia ka dedikuar të gjithë shqiptarisë dy medaljet që dy xhudistet Distria Krasniqi dhe Laura Fazliu arritën të fitonin në Lojërat Olimpike të Parisit.

Teksa komentoi garën e sportistëve të tjerë në këtë Olimpiadë dhe synimet e së ardhmes, trajneri i xhudos tregoi se shumë shpejt Nora Gjakova mund të jetë pjesë e stafit trajnues njësoj si Majlinda Kelmendi

“Aspirata për medalje kemi pasur, pasi ky ekip në këto vite ka fituar medalje në cdo garë, por Lojërat Olimpike janë të veçanta pasi të gjithë sportistët përgatiten shumë. Dita e parë për mua ka qenë stresuese. Distria që në ditën e parë u stolis me medalje të argjendtë dhe më pas Laura mori të bronztë, Nora nuk kishte fat. Po dua të vlerësoj dhe Akilin që mbërriti deri në gjysmëfinale, ku i mungoi fokusi. Kjo është olimpiada e tretë. Nora e ka një medalje të artë në Tokio, ajo i ka kaluar të 30-ata. Akili do të vazhdojë. Për shkak të lëndimeve Nora pritet të kalojë në ekipin tim si trajnere. Medaljet i dedikohen popullit shqiptar. Me ka ngel në zemër që nuk e kemi arritur medaljen e parë për Shqipërinë. Por Kosovë e Shqipërinë jemi një”, tha Kuka.

/a.r

#Bëri #krenarë #gjithë #shqiptarët #në #Olimpiadë #Dritan #Kuka #jep #lajmin #për #Nora #Gjakovën
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button