Aktualitet
Bes Kallaku mesazh për Xhensilën pas divorcit? Aktori ndan postimin e papritur

Aktori i njohur dhe njëkohësisht ish-kryeplaku i “Ferma VIP”, Bes Kallaku ka shpërndarë një video ne rrjetet e tij sociale që po bën xhiron në rrjet.
Besi në shoqërinë e këngëtarëve të njohur Artur Yzeiri e Andi Shkoza, risollën nën tingujt e lahutës coverin e këngës së famshme të këngëtarit Altin Shira “Është e fundit lamtumira”.
Ky postim i aktorit mbetet për t’u parë nëse është një dedikim për ish-partneren e tij, Xhensilën.
Bes Kallaku ka pohuar ndarjen nga këngëtarja gjatë eksperiencës në “Ferma VIP”. Aktori ka dy fëmijë me ish-bashkëshorten Ajkën dhe Amen.
/a.r
#Bes #Kallaku #mesazh #për #Xhensilën #pas #divorcit #Aktori #ndan #postimin #papritur
Java News