Sport
Mbapeja te Reali? Askush te Barça nuk ka frikë prej tij –

Reali i Madridit është fuqizuar së tepërmi këtë verë. Gjigantët spanjollë sollën në “Santiago Bernabeu” një nga lojtarët më të mirë në qarkullim, Kilian Mbapenë. Por ardhja e francezit te “los blancos” nuk e ka frikësuar kampin katalans. Fermin Lopezi ka deklaruar se te Barcelona nuk ka frikë për Mbapenë e as për Viniciusin.
“Te Barcelona nuk kemi frikë nga Kilian Mbapeja. As nga Viniciusi. Ne do të garojmë me Realin e Madridit. Ata mund të kenë lojtarë të mëdhenj, por ne jemi Barça dhe i kemi edhe ne”, ka deklaruar Femrin Lopezi./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
#Mbapeja #Reali #Askush #Barça #nuk #frikë #prej #tij
SportExpress