Aktualitet

Ndërroi jetë veterani i UÇK-së Ilaz Lladrovci

Sot, ka ndërruar jetë, veterani i UÇK-së, Ilaz Lladrovci.

Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci.

Postimi i tij në rrjetin social:

Sot, pas një sëmundje të rëndë, ka ndërruar jetë, kushëriri im, veterani i UÇK-së, Ilaz Lladrovci.

Ilazi me profesion ishte inxhinier, ka punuar me përkushtim në arsim dhe angazhime të ndryshme profesionale, duke qenë i fjalës, i sinqertë, punëtor e atdhetar i vendosur.

Ai ishte aktiv me veprimtari antijugosllave nga rinia e hershme, për ta kurorëzuar veprimtarinë atdhetare me uniformën e UÇK-së. Gjithmonë do ta nderojmë kujtimin për Ilazin, për kohën kur më së shumti i duhej atdheut, u rreshtua në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.

Pas çlirimit, iu kthye punës së tij, për të qenë shembull i profesionit, modestisë dhe angazhimit qytetar.

Ne humbëm njeriun e dashur, njeriun e mirë e atdhetar, por, kujtimet më të mira për të do të jenë të përhershme.

Nderim jetës e veprës së Ilaz Lladrovcit!



#Ndërroi #jetë #veterani #UÇKsë #Ilaz #Lladrovci
gazetablic.com

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button