I vunë “gjobë” 35-vjeçarit dhe e morën peng, katër të arrestuar në Tiranë, policia zbardh ngjarjen

Policia e Tiranës ka ekzekutuar vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë për arrestimin e katër personave, dhe masën e sigurisë “arrest shtëpie” për tre të tjerë.
Këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin i kanë hequr lirinë një 35-vjeçari dhe e kanë kanosur atë për dhënien e pasurisë.
Të arrestuar janë T. Xh alias H. Xh 36 vjeç, A. O 37 vjeç, A. P 50 vjeç, dhe F. K 49 vjeç, ndërsa është ekzekutuar masa “arrest shtëpie” për N. Q 52 vjeç, S. K 42 vjeç dhe A. M 46 vjeç.
Njoftimi:
Finalizohet nga Sektori për Hetimin e Krimeve të Rënda në DVP Tiranë, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, operacioni policor i koduar “The debt”.
Ekzekutohet masa e sigurimit personal “Arrest në burg”, për 4 shtetas, dhe masa e sigurisë “Arrest në shtëpi”, për 3 të tjerë.
Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda në DVP Tiranë, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, kanë organizuar dhe finalizuar operacioni policor të koduar “The debt”. Në kuadër të këtij operacioni:
-u ekzekutua masa e sigurisë “Arrest në burg”, për shtetasit: T. Xh., alias H. Xh., 36 vjeç, A. O., 37 vjeç, A. P., 50 vjeç, dhe F. K., 49 vjeç, të gjithë banues në Tiranë.
-u ekzekutua masa e sigurisë “Arrest në shtëpi”, për shtetasit: N. Q., 52 vjeç, S. K., 42 vjeç dhe A. M., 46 vjeç.
Nga veprimet hetimore ka rezultuar se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, i kanë hequr lirinë një 35-vjeçari, dhe e kanë kanosur atë për dhënie pasurie.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprat penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënie pasurie”, dhe “Heqja e paligjshme e lirisë”, parashikuar nga nenet 109/b dhe 110/2 të Kodit Penal.
/a.r
#vunë #gjobë #35vjeçarit #dhe #morën #peng #katër #të #arrestuar #në #Tiranë #policia #zbardh #ngjarjen
Java News