“Janë të verbuar në luks”, Berisha sulmon qeverinë e Ramës: Keni parë ministre të vendeve të tjera të stolisura me florinj e diamante?

Kreu i PD-së, Sali Berisha, ka hedhur akuza ndaj kabinetit qeveritar, duke thënë se në 12 vite e ka kanë katandisur vendin me rrogat më të ulëta dhe çmimet më të larta.
Berisha tha se qeveria është verbuar nga luksi i paimagjinueshëm, duke thënë se kund tjetër në botë nuk sheh ministre të stolisura me florinj e diamante apo kryeministër që hap shishen e verës 33 mijë euro.
“Njeriu që 12 vite katandisi shqiptarët me rroga më të ulëta dhe çmime më të larta. Ka 130 mln euro varrin e inceneratorit që nuk ekziston sepse paratë i ka marrë vetë me bandën e tij. Njeriu që përzuri një televizion se nuk duronte kritikat.
Njeriu që kalon nga takimi në takim me një gjuhë banale, vulgare. Dhe beson se duke veçuar nënat,gratë, motrat, beson se do mund t’u shesë batuta e tij bajate. Tregon atë mendësi të vjetër. Atë ndarje të tmerrshme që ka me qytetarët. Beson se mund t’i përdorë për interesa intelektuale, duka ua sharë burrat, djemtë, baballarët e fëmijëve.
Këta janë zhytur dhe verbuar në një luks të paimagjinueshëm. Shihni në televizor ministret e vendeve të tjera, u kapin sytë kund njerëz të stolisur me florinj dhe diamante si këta. Gjeni kund një kryeministër të hapë shishe vere 33 mijë euro. Kurrë! Nuk e bën. Edhe po të ketë mundësi, nuk e bën. Nuk e lejon kodi etik sepse nuk ka asnjë respekt për ju.
Ndaj edhe ju ftoj më 11 maj të gjithë njisha. Ne jemi njisha. Jemi numri i dielli. Jemi numri i Zotit. Jemi numri i fitores. Rrofshi ju, rroftë Tirana, rroftë Shqipëria. Fitore! Fitore! Fitore!”, tha Berisha.
#Janë #të #verbuar #në #luks #Berisha #sulmon #qeverinë #Ramës #Keni #parë #ministre #të #vendeve #të #tjera #të #stolisura #florinj #diamante
Java News