Aktualitet
Vrasja e Lulzim Fejzullahut, edhe në rigjykim dy të miturit dënohen me 19 vjet burgim

Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur aktgjykim dënues edhe në rigjykim për dy të miturit që e rrahën për vdekje Lulzim Fejzullahun më 14 janar në Podujevë duke i dënuar me 19 vjet burgim.
Njëri prej tyre është dënuar me nëntë vjet e tjetri me dhjetë.
Më 23 maj, Gjykata Themelore në Prishtinë i kishte dënuar dy të miturit me 19 vjet burgim por Gjykata e Apelit kishte marrë vendim më 17 korrik me të cilin aktgjykimin dënues prej 19 vite dënim me burgim ndaj dy të miturve e kishte anuluar duke e kthyer rastin për rigjykim.
#Vrasja #Lulzim #Fejzullahut #edhe #në #rigjykim #të #miturit #dënohen #vjet #burgim
gazetablic.com