Aktualitet

Zbulohet lista, ja kush janë anëtarët e rinj të Asamblesë Kombëtare të PS

Në Kongresin e Partisë Socialiste të zhvilluar dy ditë më parë janë zgjedhur edhe 157 anëtarët e rinj të Asamblesë Kombëtare të kësaj partie. Në Kongres morën pjesë 1330 delegatë, nga të cilët 1092 ishin të zgjedhur dhe 238 janë delegatë me status ex-officio.

Bazuar në Statutin dhe Kodin e Zgjedhjeve në Parti, pasi Komisioni i Verifikimit të Mandateve të Delegatëve të Kongresit të Partisë Socialiste bëri verifikimet e duhura, u hap procesi zgjedhor në të 12 Qarqet e Vendit.

Mes emrave që rezultuan fitues në Asamblenë Kombëtare të PS-së ishte edhe Helena Kaçe, studentja që hapi punimet e Kongresit të PS-së. Ajo pohoi se nuk ishte ende anëtare e PS-së pasi do t’i bashkohej partisë me ‘kushte’. Fjala e saj duket se surprizoi Kryeministrin Edi Rama, i cili nuk nguroi që ta inkurajonte atë, duke e cilësuar madje edhe si pasardhësen e tij në parti.

Dhe ndoshta ky mesazh i Edi Ramës i ka dhënë një suport studentes Kaçe në procesin e votimit, përsa kohë ajo duke mos qenë pjesë e strukturave, të kishte njohjen apo lobimin për të siguruar votat.

#Zbulohet #lista #kush #janë #anëtarët #rinj #të #Asamblesë #Kombëtare #të
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button