Milaim Zeka opinionist i Big Brother VIP Kosova 3?

Që nga nisja e ‘Big Brother VIP’ të parë në trojet shqiptare, emri i tij lakohet në vazhdimësi.
Një karakter i drejtpërdrejtë dhe krejt unik si ai i Milaim Zekës pa diskutim që do i duhej çdo kasti të këtij formati kaq popullor.
Por, Milaimi ka qenë po aq i prerë sa për të mos lënë dyshime.
Në rolin e banorit do jetë e vështirë që ta shohim, teksa për të tjera role nuk dihet!
E ka gjasë që Zekën mund ta shohim në vjeshtë në sezonin e tretë të Big Brother VIP Kosovës në cilësinë e opinionistit, pozitë kjo të cilës nuk do t’i thoshte jo.
Gazetari i mirënjohur është parë duke dalë së fundmi nga objekti i produksionit duke ngjallur dyshime.
Nuk dihet saktë çfarë e mire e ka çuar Milaimin aty, mirëpo pa diskutim që do ishte super po ta shihnim në kolltukun e opinionistit shkaku i natyrës së drejtpërdrejtë të tij.
Presim e shohim çka tutje! Shtatori po vjen e me të edhe krejt risitë e BBVK3. /Prive.al
#Milaim #Zeka #opinionist #Big #Brother #VIP #Kosova
gazetablic.com