Zyrtare/ Egnatia bën merkato në Itali, sjell në Rrogozhinë ish-sulmuesin e Crotone-s –

Egnatia ka prezantuar sot afrimin më të ri në skuadër. Bëhet fjalë për Dardan Vuthajn, i cili do të jetë pjesë e rrogozhinasve për të paktën 2 sezonet e ardhshme. Lajmi është bërë i ditur nga vetë kampionët e Superiores përmes një postimi në faqen zyrtare në “Facebook”. Vuthaj ishte së fundmi pjesë e Audace Cerignola-s në Serinë C, me të cilët u rendit në vendin e 7 në grupin C dhe shënoi 6 gola. Më parë ka qenë edhe pjesë e Foggia-s, Novara-s dhe Crotone-s.
“Përshëndetje! Klubi ka kënaqësinë të njoftojë se në “Bordin e avionit të kampionëve” ka hipur një “luftëtar” i ri. Dardan Vuthaj ka firmosur për dy sezone, duke nisur kështu një udhëtim të gjatë me ne. Presidenti Agim Demrozi i ka uruar mirë se ardhjen sulmuesit, i cili vjen pas aventurave me disa skudra të njohura në Itali”, ka njoftuar klubi Egnatia./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
#Zyrtare #Egnatia #bën #merkato #në #Itali #sjell #në #Rrogozhinë #ishsulmuesin #Crotones
SportExpress