“PS të bëjë transparencë”, ankohet Mediu: S’po na sqaron askush, pse iku Taulant Balla si ministër

Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, deklaroi në studion e “Ditarit” në A2 CNN se Partia Socialiste duhet të bëjë transparencë në lidhje me ndryshimet e fundit në qeveri që u njoftuan nga kryeministri Edi Rama në Kongresin e saj, ditën e dielë.
“Ishte një shfaqje e ngjashme me ato të Koresë së Veriut, ku Liderin Suprem të gjithë e duartrokasin dhe të gjithë i buzëqeshin, pavarësisht se si dihen. Duket që Shqipëria nuk është më as republikë kryeministrore, por republikë e një njeriu që bën lëvizje sipas dëshirave të veta”, tha Mediu.
“Nuk ka fare transparencë për arsyet e të gjitha këtyre lëvizjeve në qeveri. Secili bën hamendësimet e veta, por asnjeri nuk e di pse u largua Taulant Balla apo Ervin Mete, i cili nuk mësoi dot se ku ishte zyra e Ministrit të Financave. Pa dashur të paragjykoj ata që i zëvendësuan, mendoj që PS ka histori të vetën politike dhe ka nevojë për transparencë tek ata që i kanë zgjedhur”, shtoi Mediu.
/a.r
#të #bëjë #transparencë #ankohet #Mediu #Spo #sqaron #askush #pse #iku #Taulant #Balla #ministër
Java News