Aktualitet

Theu masën e “arrestit në shtëpi”, kapet me armë në Livadh 24-vjeçari nga Elbasani

Policia e Vlorës ka vënë në pranga një 24-vjeçar nga Elbasani, i cili kishte thyer masën e sigurisë arrest në shtëpi dhe qarkullonte i armatosur me automjet. Ai u arrestua në Livadh teksa qarkullonte me armë.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Himarë, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Shqiponja, në vijim të punës për garantimin e sundimit të ligjit në territor, pas informacionit të marrë se një shtetas posedonte armë zjarri, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Strike 20”, në kuadër të të cilit u bë kapja në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Livadhit” dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit: J. Zh., 24 vjeç, banues në Elbasan”, njofton Policia.

Gjatë kontrollit në automjetin e tij, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan 1 armë zjarri pistoletë Beretta dhe 1 krehër.

Në vijim të verifikimeve ka rezultuar se shtetasi J. Zh. ka thyer masën e sigurisë “Arrest në Shtëpi”, e vendosur nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprën penale “Vetëgjyqësia”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë për veprime të mëtejshme.

/a.r

#Theu #masën #arrestit #në #shtëpi #kapet #armë #në #Livadh #24vjeçari #nga #Elbasani
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button