Aktualitet
Xhudistja Distria Krasniqi korr fitore në Olimpadën e Parisit dhe shkon në gjysmëfinale

Xhudistja nga Kosova, Distria Krasniqi, ka shkuar në gjysmëfinale në Olimpadën e Parisit, në kategorinë deri në 52 kilogramë.
Atë e ndan vetëm një fitore për të siguruar medaljen e dytë olimpike.
Rrethin e parë ajo e kaloi pa luftë. Ndërkaq, në rrethin e dytë ajo mposhti me Ippon Maryam March Maharani nga Indonezia.
Në çerekfinale ajo mposhti xhudisten nga Izraeli Gefen Primo, po ashtu me Ippon.
Duelet për medalje olimpike mbahen pasditen e së shtunës.
Në Olimpiadën e Parisit, Kosova po merr pjesë me nëntë sportistë: pesë xhudistë, një boksiere, një sportiste në atletikë dhe dy notarë.
#Xhudistja #Distria #Krasniqi #korr #fitore #në #Olimpadën #Parisit #dhe #shkon #në #gjysmëfinale
Java News